Home Page »  K »  Kiameti
   

A Me Kupton Tani Ti Lyrics


Kiameti A Me Kupton Tani Ti


Po flas me veten time sepse e di qe ti dot s'me kupton
Po bej nje pyetje ne kete bot a ka njeri si un qe egziston
I lodhur me gjykime nga njerez qe jane nenshtruar stresit
Shoket e ngusht qe un I kisha te gjithe I terhoqi interesi
Shum I keq per disa ne syte e tyre sikur jam djalli
Por papritur I zuri halli dhe per cudi I mori malli
I gabuar ne opinione ngaqe ndryshe I kam mendimet
Nga keta njerez inatqor asnjeher nuk pres vlersimet
Bej per te tjeret ate qe kisha dashur te bejne per mua
Por te jem ne fund te listes ate gje nuk e dua
Kerkoj bregun ne fund te detit kur fajsoj nje njeri
Biles ndihem edhe un fajtor per gabimet qe ben ai
A me kupton se cfare po flas hapi veshet degjo tani
Se syt e mi shohin at çfare dua un jo çfare do ti
Eshte e leht te thuash po por t'veprosh eshte e veshtir
Dhe per zgjidhjen e kesaj sot tradhtija eshte e lire

[Ref.]
Ne erresir duke shikuar ketu verberia nuk egziston
Nuk me kupton je gabuar dhe gabim po me vlerson
Edhe pse duke folur lodhja shume po me pengon
E ndjej se tani nuk eshte koha ta leshoj ket mikrofon

I duruar I fituar gjithmon keshtu kam degjuar
Por me kta tipa nuk ka shanse te qendrosh pa u nervozuar
Shikoj boten qe shkaterrohet po vjen fundi I pazbuluar
Dua te ndryshoj shume gjera edhe pse pa asgje ne duar
T'gjithe e kane nje teori te blesh lumturi me pasuri
Vetem per pak letra sot nga njerzit shitet dashuri
Jam I sigurt qe ky mbarim nuk do t'kete kenaqesi
Sepse lekut ne boten tjeter nuk I kushton askush rendesi
I pasur I varfer I madh I vogel te gjithe e kemi nje dobesi
Sido qe t'jetojm nje fund I hidhur na vjen ne befasi
Kafshe njeri te dyja llojet kemi te njejten barazi
Por per ta shfrytzuar jeten zoti na dha me shume aftesi
Shikoj lart qiellin blu edhe diellin qe po shkelqen
Dhe asnjeher askush nga ne kete gje nuk e veren
Por me vone nje re e zeze komplet qiellin e mbulon
Per kete direkt ankohemi pse keshtu zoti na gjykon

[Ref.]
Ne erresir duke shikuar ketu verberia nuk egziston
Nuk me kupton je gabuar dhe gabim po me vlerson
Edhe pse duke folur lodhja shume po me pengon
E ndjej se tani nuk eshte koha ta leshoj ket mikrofon

Enderroj t'kem shume biznese por asnjeher un mos t'punoj
Sot shfrytzohet njeriu I ulet qe I larti mire t'jetoj
Vetem shtypja dhe interesi ne k'te vend po dominojn
Dhe disa anonima ne krah te kundert po e luftojn
Ne genjeshtra fallcitete me veshtersi un mbijetova
Hapa syte edhe pse vone por te pakten e kuptova
Duhet qe t'genjesh dhe ti nese do mire per tu vlersuar
Se e verteta eshte e hidhur dhe e rende per tu besuar
I pangopur ne dituri ne çdo vend duke e kerkuar
Dua qe te di shume gjera por s'dua askend per t'mi mesuar
Sepse askush nuk te tregon ashtu si atij ja kane treguar
Se nga frika e barazise ty ta tregojn te deformuar
Muzika ime sjell mospelqime qe ne momentin qe fillon
Sepse flitet realiteti ne cdo pjese qe ti degjon
Dhe kjo muzik ishte e vetmja menyr qe un te thyeja heshtjen
Po po flas por perseri ti s'ma kupton dot mendjen

[Ref.]
Ne erresir duke shikuar ketu verberia nuk egziston
Nuk me kupton je gabuar dhe gabim po me vlerson
Edhe pse duke folur lodhja shume po me pengon
E ndjej se tani nuk eshte koha ta leshoj ket mikrofon

Most Read Kiameti Lyrics
» Beso


Browse: